Maqedoni

Zjarret, QMK: 29 zjarre, prej të cilave, 5 aktive, 22 të shuar

20.07.2025 13:13

QMK njofton se në 24 orët e fundit, në territorin e vendit janë regjistruar gjithsej 29 zjarre në hapësirë të hapur..

Qendra për Menaxhim me Kriza njofton se në 24 orët e fundit, në territorin e vendit janë regjistruar gjithsej 29 zjarre në hapësirë të hapur, nga të cilat pesë janë ende aktive, dy janë nën kontroll dhe 22 janë shuar. Zjarret aktive janë në Komunën e Zhelinës, Vasilëvës, Makedonski Brod dhe në Prilep. Ndërsa në kontrollë janë zjarret në Makedosnki Brod-fshati Sllatinë dhe në Veles-fshatrat Xhidimirci, Krushje dhe Vankovcë.
 
“Për momentin akoma ka pesë zjarre aktive dhe atë në Komunën e Vasilevës, fshati Niviçinë ku po digjet pyll me bimësi të ulët, bredh i egër, shkurre. Në Komunën e Makedonsi Brodit tek fshati Greshnicë ku është përfshirë një mal i përzier dhe vegjetacion i ulët. Në komunën e Makedonski Brod ku zjarri është riaktivizuar mes fshatrave Creshnevë, Llokvicë dhe fshati Krapë ku është përfshirë pyll dushku i dëmtuar, shkurre dhe bimë të ulta. Në komunën e Prilepit mes fshatrave Careviq dhe Smollani dhe në disa pjesë në Komunën e Zhelinës drejt fshatit Erebinë zjarri është aktiv ku po digjet mal me bimë të ulta dhe shkurre. Atje për momentin po veprojnë dy air traktorë të Drejtorisë për Mbrojte dhe Shpëtim dhe sipas informatave më të reja pritet që gjatë ditës së sotme që ky zjarr edhe tërësisht të lokalizohet.”, u shpreh Nadica Vckova nga QMK.
 
Qeveria e Maqedonisë së Veriut deri më 23 korrik do të pranojë qytetarë të interesuar për të punuar në njësitë zjarrfikëse. Kujtojmë dhe se në RMV është ndaluar lëvizja në pyje që nga 1 korriku e deri në fund të gushtit për shkak të rrezikut nga zjarri. Për mosrespektimin e këtyre dispozitave janë të parapara gjoba prej 1.500 deri në 2.000 euro.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI