Maqedoni
Pelister, evakuohet me sukses alpinisti që u lëndua
20.07.2025 14:37
Ekipet e shpëtimit kanë kryer evakuim të suksesshëm të një alpinisti nga Maqedonia...

Ekipet e shpëtimit kanë kryer evakuim të suksesshëm të një alpinisti nga Maqedonia, i cili u lëndua mëngjesin e sotëm në malin Pelister, në afërsi të majës së Pelisterit.
“Personi i lënduar u evakuua dhe u transportua i sigurt deri te Stadiumi i Qytetit në Manastir, ku u mor nga një ekip i Ndihmës së Shpejtë - Manastir dhe u dërgua në Spitalin Klinik të Manastirit, në Repartin e Ortopedisë.”, thonë nga QMK.
“Realizuam operacionin e shpëtimit, pra evakuimin e alpinistit maqedonas të moshës së mesme, në bashkëpunim me ekipin tonë prej katër anëtarësh të trajnuar për shpëtimin e njerëzve në male dhe me mbështetjen e profesionistëve nga Institucioni Publik i Parkut Kombëtar “Pelister”, Qendra për Menaxhimin e Krizave dhe nëpunës të policisë nga MPB. E lokalizuam alpinistin e lënduar pranë shkëmbit, në një terren jashtëzakonisht të vështirë. Operacioni zgjati më shumë se një orë dhe përfundoi me sukses, ndërsa alpinisti u transportua me helikopter në Manastir, dhe më pas në një institucion shëndetësor për ndihmë mjekësore.”, tha Petar Nolev, udhëheqës i aksionit të shpëtimit.
