Maqedoni
Tetovë, banorët ankohen për mungesë të ujit të pijshëm
20.07.2025 15:25
Temperaturat e larta kanë sjell problem për ujin e pijshëm për banorët që jetojnë në periferi të qytetit dhe për banorët e disa lagjeve...

Temperaturat e larta kanë sjell problem për ujin e pijshëm për banorët që jetojnë në periferi të qytetit dhe për banorët e disa lagjeve që tani më janë të njohur për tetovarët siç është lagjja 146-të rruga e UÇK-ës, lagjja Teqe por edhe lagjja e Drenovecig bashkërisht me lagjen e Cetinska. Banorët e anketuar në këto lagje kanë theksuar se ka ujë por jo i mjaftueshëm për të kryer nevojat e tyre dhe kërkojnë nga komuna e Tetovës të bëjnë një herë e përgjithmonë zgjedhje.
“Kemi shumë problem, koha e nxehet shumë problem pa ujë. Jemi nga lagjja Teqe shtypje nuk ka.”, tha një banor i lagjes Teqe.
“Sasia e ujit është shumë e vogël në pushimet verore veçmas,them të të drejtën nuk është në nivels sa duhet shtypja nuk është aq. Mund të themi sa ka pengesa.”, tha një banor i lagjes Cetinska
“Nuk ka ujë. Në bunar marrim, e pijmë për zort.”, tha një banorë i lagjes 146-të.
Me një komunikatë nga NPK Sharri drejtori Valon Zeqiri, tha se nuk do ketë ndalesë të ujit, ndërsa tha se problemi më ujin në lagjen 146 dhe disa lagje tjera shumë shpejt do ketë zgjedhje.
“Tetova për momentin ka 418 Litra ujë në sekondë. Nuk do të ketë restrikcion të ujit pasi jemi të përgatitur maksimalisht arsyeja që ka mungesë në disa vende është harxhueshmëria dhe keqpërdorimin që e bëjnë qytetaret me ujitje të parqeve dhe fushave. (Lagja Dereboj- Drenovec). Lagja 146 është në përfundim të sipërt pritet që të bëhen kyçjet në çdo shtëpi dhe pastaj të lëshohet në funksion.”, thuhet në komunikatën e NPK SHARRI.
Përndryshe problem me ujin vazhdojnë të kenë banorët e lagjes së UÇK-së, Drenoveci dhe pjesët periferike të qytetit. Ndërsa po punohet për rrjetë të ri të ujësjellësit në lagjen Jashtë Vardarit mjetet këto të fituara nga Qeveria përmes kredisë Hungareze.
VISAR SADIKI
