Botë

Fillojnë hetimet për rrëzimin e raketës ruse, Proton M

17.05.2015 15:16

Zyrtarët rusë kanë njoftuar se kanë nisur hetimet për humbjen e një sateliti komercial...

Komisioni që po e heton aksidentin e djeshëm të rrëzimit të raketës, Proton M që ishte duke e bartur një satelit të telekomunikacionit nga Mesika është takuar mëngjesin e sotëm për të nisur punën. 
 
Kryeministri rus, Dmitry Medvedev, ka kërkuar përgjigje nga Igor Komarov, udhëheqësi i Agjencisë së Hapësirës, Roscosmos të Rusisë.
 
Ai gjithashtu ka kërkuar identifikimin e atyre që janë përgjegjës për aksidentin, duke sygjeruar kështu se disa zyrtarë të kësaj agjencie mund të përjashtohen nga puna. 
 
Vitin e kaluar, Rusia e kishte larguar nga puna udhëheqësin e Roscosmosit rreth dështimeve të tjera. 
 
Agjencia ka thënë se rrëzimi raketës u bë si pasojë e gabimeve në motorin e nivelit të tretë të raketës./evropaelire