Deri të mërkurën mot me diell dhe shumë i ngrohtë, temperaturat ditore mbi mesataren e muajit korrik!

21.07.2025 12:59

Nën ndikimin e një vale të ngrohtë...

Nën ndikimin e një vale të ngrohtë deri të shtunën (26 korrik) moti do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare.

Nesër, siç informojnë nga Drejtoria pë punë hidrometeorologjike, do të fryjë erë mesatare, në pjesët perëndimore kohë pas kohe erë e fortë jugperëndimore.

Temperatura ditore kudo do të jetë mbi mesataren e muajit korrik.

Në rajonin jugperëndimor, lindorë dhe verilindor temperatura do të lëvizë në interval prej 34 deri 38 gradë Celsius.

Në rajonin e Pollogut prej 32 deri 38 gradë, në Pellagoni 38 deri 40 gradë, ndërsa në rajonin e Shkupit, Vardarit dhe rajonin jugperëndimor prej 38 deri 42 gradë Celsius.