Uji në Shkup është i sigurt për t’u pirë
21.07.2025 13:26
Uji për pije në Shkup është i sigurtëdhe cilësor...

Uji për pije në Shkup është i sigurtëdhe cilësor, konfirmon raporti javor laboratorik i NP “Ujësjellës dhe Kanalizime” – Shkup.
Sipas analizave të kryera nga Sektori për kontroll sanitar në periudhën nga 14 deri 18 korrik, të gjitha mostrat përputhen me Rregulloren për kërkesa të sigurisë dhe cilësisë së ujit për pije.
Gjatë periudhës së specifikuar, u morën 212 mostra për analiza fiziko-kimike dhe 212 mostra për analiza mikrobiologjike nga 48 pika të ndryshme matëse në të gjithë qytetin.
Rezultatet tregojnë se asnjë mostër nuk dallon nga normat e përcaktuara, që do të thotë se banorët e Shkupit mund ta përdorin ujin nga ujësjellësi i qytetit pa shqetësime.
