Mucunski pret homologun Burita, RMV dhe Maroko thellojnë bashkëpunimin

21.07.2025 14:28

Maqedonia e Veriut dhe diaspora e mbretërisë marokene...

Maqedonia e Veriut dhe diaspora e mbretërisë marokene po thellojnë bashkëpunimin e ndërsjellë në fushën e tregtisë, ekonomisë, turizmit  dhe përforcojnë dialogun politik. Shefi i diplomacisë së jashtme, Timço Mucunski, dhe homologu i tij maroken, Naser Borita, me këtë rast në Shkup, nënshkruan disa memorandume bashkëpunimi për përforcimin e marrëdhënieve mes të dyja vendeve, të cilët sipas tyre, do të jenë dobiprurëse.

“Vëmendje të veçantë i kushtuam bashkëpunimit ekonomik, energjisë së ripërtërishme, industrisë automobilistike, logjistikës dhe turizmit. Po ashtu theksuam interes për vendosjen e fluturimeve direkte ajrore si një hap drejt lidhshmërisë më të mirë mes të dyja vendeve. Me këtë rast sot nënshkruam disa memorandume bashkëpunimi, si një hap konkret dhe drejtpërdrejt bashkëpunimi më intensiv.”, - deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski.

“Do t’i përqendrohemi tregtisë dhe ekonomisë. Periudhës së fundit veç më kemi shënuar përparim të madh në këtë drejtim, por gjithashtu kemi mundësi për të përparuar në përqindje akoma më të madhe se periudhës së kaluar, e sidomos në sektorin e biznesit, ku njëherësh do të kemi dinamik më të madhe të marrëdhënieve tona. Veçanërisht e theksojmë qasjen dhe rolin e RMV-së në fushën e sigurisë të Ballkanit Perëndimor, si dhe në planin global, në BE dhe NATO.”, - theksoi ministri i Punëve të Jashtme të Marokos, Naser Burita.

Vizita e ministrit të Jashtëm të  diasporës marokane të mbretërisë së Marokut, Naser Burita, është e para e këtij lloji, e cila po zhvillohet në Maqedoninë e Veriut. (Rexhep Qamili, TVM2)