Maqedoni

Përplasje politike, VMRO: LSDM në shërbim të interesave bullgare

21.07.2025 14:40

Pushteti dhe opozita përplasen për atë se kush po është në shërbim të interesave bullgare...

Pushteti dhe opozita përplasen për atë se kush po është në shërbim të interesave bullgare. VMRO-DPMNE akuzon LSDM-në dhe ministrin Venko Filipçe se janë në shërbim të interesave bullgare dhe i përdorin përfitimet personale për të shitur interesat kombëtare.  
 
“Mburoja e fortë kundër qëllimeve të tyre është VMRO-DPMNE dhe kryetari Hristijan Mickoski dhe për këtë arsye janë të gjitha sulmet gjatë periudhës së fundit, por edhe sulmet me gënjeshtra dhe trillime që do të pasojnë, qëllimi është të dobësohet VMRO-DPMNE dhe Hristijan Mickoski, me shpresën që kështu të vijnë ata në pushtet dhe lehtë të shesin interesat kombëtare. Qëllimi i vetëm për të cilin shiten interesat kombëtare është paraja. Të kujtojmë se LSDM është partia që pas ndryshimit të emrit fshiu grabitjen kolosale dhe miliona euro të shtetit.”, - deklaroi Mile Lefkov nga VMRO-DPMNE.
 
LSDM: Mickoski në panik për pasaportën bullgare
 
Nga ana tjetër, LSDM i kundërpërgjigjet VMRO-DPMNE-së duke i cilësuar si të zhytur në hipokrizi, ndërkohë që retorikën e përdorur nga VMRO e vlerësojnë si teatër të kryeministrit Mickoskit për të fshehur të vërtetën rreth pasaportave bullgare.
 
“Në dëshpërim të plotë dhe panik është VMRO-DPMNE, pasi u zbulua skandali që Mickoski kishte ndërgjegje bullgare dhe kërkonte të marrë pasaportë bullgare. Mickoski ende nuk i ka mohuar këto informacione për kërkesën për shtetësi bullgare, por në vend të kësaj në panik duhet të akuzojnë LSDM për të shpëtuar reputacionin e tyre. Kampanja e VMRO-DPMNE, e mbushur me gënjeshtra, fyerje dhe kërkime për armiq të brendshëm, është një libër i lexuar prej kohësh.”, theksojnë nga LSDM. 
 
Nga partia opozitare shprehen se  ky është një skenar që është parë shumë herë, ku VMRO-DPMNE, i kapur në majën e hipokrizisë së tyre krijon atmosferë ndarjeje. LSDM thotë se këtë “film” qytetarët e kanë parë edhe më herët.
 
ERSAN PAJAZITI