Rajon

Kuvendi i Kosovës, dështoi 50 herë seanca konstituive

21.07.2025 15:42

Dështuan 50 herë që ta përmbyllin konstituimin e Kuvendit, por ashtu si në seancën e parë...

Dështuan 50 herë që ta përmbyllin konstituimin e Kuvendit, por ashtu si në seancën e parë, edhe në vazhdimin e 50-të partitë politike në Kosovë vazhdojnë ta shohin fajin te pala tjetër.  
 
“Jemi në javën që dua të besoj se do të ketë reflektim nga partitë politike. Nëse nuk do të kemi reflektim nga Nisma dhe LDK-ja, unë mendoj se është faza kohore kur seriozisht duhet menduar që t’i kthehemi qytetarit dhe vendi të shkojë në zgjedhje.”, - deklaroi Faton Peci nga LVV.
 
“Sa i përket krizës politike në vend është vërtet tragjike fakti se pas 50 herëve, nuk arrin një parti që ka 48 deputetë të bëj një shumicë, edhe pse ka shumë alternativa.”, - theksoi kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
 
“Ka rastisur me qenë të dy të pabesë, kështu që asnjëri nuk po i zë besë tjetrit.”, - u shpreh Lahi Brahimaj nga AAK.
 
Në dispozicion për ta përmbyllur konstituimin në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese i kanë edhe 5 ditë. Por, a do t’ia dalin? Kjo pyetje do të marrë përgjigjen deri më 26 korrik. Por, deri atëherë avokatit Arianit Koci vështirë se do t’i rriten flokët, të cilat në shenjë proteste për moskonstituimin e institucioneve, vendosi t’i shkurtojë para Kuvendit. 
 
GYLTENE SINANI