Maqedoni

Autobusi i NQP Shkup kaplohet nga zjarri, shoferi i autobusit përfundoi në spital

21.07.2025 16:30

Edhe një autobus i Ndërmarrjes për Qarkullim Publik në Shkup u kaplua nga zjarri...

Edhe një autobus i Ndërmarrjes për Qarkullim Publik në Shkup u kaplua nga zjarri, me ç’rast shoferi ka përfunduar në spital, pasi paraprakisht kishte shuar zjarrin.
 
Zjarri ka shpërthyer derisa autobusi po qarkullonte në bulevardin “Boris Trajkovski” në Shkup, bëjnë të ditur nga MPB.
 
“Sot (21.07.2025) në orën 07:16 në SPB - Shkup është raportuar se në bulevardin “Boris Trajkovski” në Shkup ka shpërthyer një zjarr në një autobus të NQP-së, i cili drejtohej nga S.B., ndërsa ishte në lëvizje nëpër bulevard. Zjarri është shuar nga vetë S.B., i cili më pas është transportuar me autoambulancë në Klinikën e Toksikologjisë në kuadër të kompleksit klinik “Nënë Tereza” në Shkup, për të marrë ndihmë mjekësore. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.”, thonë nga MPB.