Maqedoni

Aliu: Punë e kryer, 155 vendimet në spitalin e Tetovës

21.07.2025 17:54

Aliu ka reaguar ndaj pretendimeve të BDI-së dhe ASH-së së Arben Taravarit...

Ministri i shëndetësisë Azir Aliu, ka reaguar ndaj pretendimeve të BDI-së dhe ASH-së së Arben Taravarit lidhur me vendimet e punës në spitalin e Tetovës. Sipas Aliut 155 punësimet e infermiereve dhe personelit tjetër në Spitalin e Tetovës do të bëhen dhe kjo është punë e kryer.
 
“155 punonjës të Spitalit Klinik të Tetovës do të marrin kontrata të përhershme, pik. Procedura është e përfunduar. I kemi dhënë fund një agonie që ata ia krijuan dhe e ushqyen për vite me radhë. Ky problem zgjat me vite, zgjat me vite sepse BDI-ja ishte për dekada në pushtet dhe kurrë nuk u mundua ta zgjidhë. Madje edhe kur Arben Taravari ishte një vit ministër, nuk bëri asgjë, vetëm rinte dhe shikonte si këta njerëz poshtëroheshin me kontrata të përkohshme dhe jetonin në pasiguri. Sot, kur ne më në fund sollëm zgjidhje, ata treguan përsëri se e vetmja gjë që dinë është të gënjejnë, të manipulojnë dhe të fusin përçarje përmes njerëzve të tyre që ende sillen nëpër institucione shtetërore. Taravari sot hesht publikisht, ndërsa pas skenave pëshpërit si zëdhënës i BDI-së. Zgjodhi të bëhet mashë e partisë e cila e shantazhoi dhe tani e përdorë si figurë e saj. Kjo nuk është vetëm një rënia e figurës së tij politike. Ky është kapitullim dhe qytetarët e shohin, e ndjejnë dhe do ta mbajnë mend.”, deklaroi ministri i shëndetësisë Azir Aliu.