Maqedoni
Zgjedhjet lokale, pezull kërkesa për ndryshime në Kodin Zgjedhor
21.07.2025 19:46
Kreu i Kuvendit Afrim Gashi pas takimit të rregullt me koordinatorët e grupeve parlamentare

Kreu i Kuvendit Afrim Gashi pas takimit të rregullt me koordinatorët e grupeve parlamentare nuk ka precizuar nëse deri në fund të korrikut do ti jepet zgjidhje numrit të nevojshëm të nënshkrimeve për kandidatët e pavarur për kryetar komune në zgjedhjet lokale.
Gashi u ka thënë gazetareve që nëse kjo nuk arrihet atëherë kërkesa për një zgjidhje për pjesëmarrjen e kandidatëve të pavarur në zgjedhjet lokale do të miratohet në fund të gushtit, pas pushimeve verore të deputetëve. Ai ka shtuar se rregullat do të përcaktohen para zgjedhjeve lokale, të cilat pritet të shpallen në dhjetëditëshin e parë të gushtit.
Nga ana tjetër organizatat e shoqërisë civile, mes tjerash kërkojnë edhe një interpretim autentik të gjendjes aktuale të Kodit Zgjedhor, në mënyrë që të përcaktojnë se në çfarë kushtesh mund të paraqiten kandidatë të pavarur në garën lokale të tetorit, respektivisht përcaktimi i numrit të nevojshëm të nënshkrimeve për shpalljen e kandidaturave të pavarura për kryetar komune.
