Zgjedhjet lokale, BDI shpalli 3 kandidaturat për kreun e komunës
Kryesia BDI-së në mbledhjen e mbajtur ka vendosur për disa nga kandidaturat për zgjedhjet lokale të tetorit.

Kryesia BDI-së në mbledhjen e mbajtur ka vendosur për disa nga kandidaturat për zgjedhjet lokale të tetorit. Nënkryetari i integristëve Arbër Ademi ka njoftuar për kandidaturat e këtij subjekti për komunën e Tetovës, Çairit dhe të Zhelinës. Ai gjithashtu ka bërë të ditur edhe emrat e bartësve të listave për këshilltarë për komunën e Gostivarit dhe të Strugës.
“Dëshiroj t’ju njoftoj se kandidati për Kryetar Komune në Komunën e Çairit do të jetë doktor Bujar Osmani. Në Komunën e Tetovës do të jetë zoti Bajram Rexhepi. Të gjithë u votuan unanimisht në Kryesinë Qendrore. Kandidat për Kryetar Komune në Komunën e Zhelinës do të jetë Emir Sulejmani. Gjithashtu, njëzëri u votuan edhe dy bartës listash në dy komuna të tjera. Në Gostivar, bartës liste do të jetë zoti Valdet Xhaferi. Në Strugë, bartës i listës për këshilltarë do të jetë zoti Faton Pollozhani. Emrat që i ndaj me ju janë emrat që janë konfirmuar njëzëri në Kryesinë Qendrore të Bashkimit Demokratik për Integrim. Në këto zgjedhje ne do të performojmë bashkërisht dhe do të jemi së bashku me partnerët e koalicionit si një front i gjerë.”, tha Ademi.
