Deri të shtunën shumë nxehtë me temepratura mbi 40 gradë
22.07.2025 12:54
Deri të shtunën do të mbajë mot me diell...

Deri të shtunën do të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të lehta deri mesatare lokale.
Temperaturat ditore do të kalojnë 40 gradë, në disa vende do të jenë mbi mesataren për korrikun, kumtoi DPHM-ja.
Të dielën do të ketë paraqitje lokale të paqëndrueshmërisë me reshje të shiut dhe bubullima. Temperatura ditore do të jetë në rënje.
