Qeveria, memorandum mirëkuptimi me “Kazanxhi Holding”

22.07.2025 13:21

Kryeministri Hristijan Mickoski dhe menaxheri i kompanisë turke “Kazanxhi Holding”, Shaban Xhemail...

Kryeministri Hristijan Mickoski dhe menaxheri i kompanisë turke “Kazanxhi Holding”, Shaban Xhemail, nënshkruan memorandum për mirëkuptim, ku edhe zyrtarisht hapet rruga për realizimin e investimit të kësaj kompanie në vlerë prej një miliard euro për ndërtimin e rrjetit sekondar të gazsjellësit, rrjetit të ujit të nxehtë dhe centraleve kogjenerative me 500 megavat, që do të prodhojnë mbi 4.1 teravat-orë energji elektrike dhe 720 megavat energji ngrohëse në nivel vjetor.

Kryeministri Mickoski, i kënaqur nga bashkëpunimi.

“Po dërgojmë një sinjal të qartë se jemi të gatshëm të sigurojmë sovranitetin tonë energjetik. Ky investim do të ketë një ndikim afatgjatë në sistemin energjetik të vendit. Me këtë investim po hapen edhe mundësi tjera në industrinë energjetike, respektivisht po mbështetet gazifikimi, hapen vende të reja të punës dhe po përforcohet rezistenca energjetike e vendit tonë. Njëherësh me zhvillimin e kapaciteteve të brendshme energjetike, ulët varësia e eksportit dhe ndikimit të  faktorëve të brendshëm ndaj çmimeve.”, - deklaroi kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski.

Projekti përmes së cilës Maqedonia e Veriut parashikohet të shndërrohet në qendër strategjike energjetike në Ballkan është gati dhe së shpejti do të fillojë të zbatohet, tha përfaqësuesi i kompanisë “Kazanxhi Holding”, Shaban Xhemail.

“Ky bashkëpunim dhe këto investime janë rezultat i shumë viteve përgatitjesh. Ideja daton nga shumë kohë më herët dhe andaj sot mund të them se ky projekt do të zhvillohet me profesionalizëm të lartë, me qëllim që Maqedonia të bëhet një qendër strategjike energjetike në Ballkan.”, - deklaroi përfaqësuesi i “Kazanxhi Holding", Shaban Xhemail.

Kompania “Kazanxhi Grup” është një ndër kompanitë më prestigjioze turke, e cila në sektorin energjetik operon me 3.500 megavat në tetë shtete dhe njëherësh është aktive edhe në 22 vende tjera në katër kontinente. (Rexhep Qamili, TVM2)