Maqedoni
Bajer: Marrja e rekomandimit, rrezik për gjithë Ballkanin
17.05.2015 15:35
Këshilli për punë të jashtme i BE-së nesër do të diskutojë për Maqedoninë dhe do të dalë me pozicion të përbashkët lidhur me ngjarjet në vend dhe për masat që duhet të ndërmerren...

Nëse situata politike në Maqedoni nuk përmirësohet, disa vende anëtare duan që vendit ti merret rekomandimi për fiillimin e bisedimeve për antarësim , thotë në intervistën javore për radion Evropa e Lirë, ambasadori I Austrisë në Maqedoni Tomas Mihael Bajer.
“Definitivisht shancet ekzistojnë. Mund të them se disa vende anëtare në Bruksel, nëse nuk përmirësohet situate politike, do të përgjigjen me tërheqjene rekomandimit. Austria është kundër marrjes së rekomandimit, sepse mendojmë që, edhe pse po zgjat shumë, Maqedonia duhet të afrohet në BE dhe kjo është dicka që nuk duhet të ndërpritet sepse nëse merret, do të jetë shumë vështirë tju kthehet. Kjo do të sillet rrezik edhe për vetë BE-në, mund të sillte rrezik edhe për sigurinë rajonale, është një situatë me të cilën nuk jemi përballur me herët. Duhet të mendojmë se cfarë do të ndodhte në Ballkan nëse tërhiqet rekomandimi”, shprehet ambasador i Austrisë në Maqedoni, Tomas Mihael Bajer.
Austria ashtu si vendet e tjera të BE-së kërkon transparencë në të gjithë procesin e zgjidhjes së krizës politike , vecanërisht në menazhimin e aferës së përgjimeve.
“Ka dy cështje, e para pse është përgjuar dhe kur jemi këtu kur përgjimet u bënë publike kjo ngre akuza për vepra të cilat janë joligjore dhe nuk I shkojnë për shtat sundimit të së drejtës. Dua që këto fakte të dalin në dritë dhe e dimë që nuk është punë e lehtë. Unë bisedova me ministrin e drejtësisë për dimensioned e materialit dhe do të duhet kohë që ai të përpunohet në mënyrën e duhur. Por ne si pjesë e BE-së ofrojmë ndihmë. E dimë që kjo nuk mund të zgjidhet sot për nesër , duhet të rindërtohet besimi, të përshpejtohet situate politike dhe të rifillojë procesi demorkatik. Është një cështje që kërkon kohë sepse e dini që drejtësia gjithnjë punon më ngadalë se politika”, theksoi më tej Bajer.
Sipas ambasadorit austriak, detyra e BE-së do të bëhet më e lehtë nëse pala maqedonase jep ndonjë sinjal apo përgjigje se ekzistojnë ende mënyra që kriza të zgjidhet.
Por sipas tij, sinjali që u dha me pjesmarrjen e të gjithë përfaqesuesve politikë në takimin e Këshillit të Sigurisë, është shumë pozitiv dhe jep shpresë se gjërat do të përmirësohen, tah ambasadori Bajer në intervistën javore për radion Evropa e lirë.
NAIM SINANI
