Maqedoni

Hovit në “Lagjen e trimave”: Zgjidhini problemet, që të mos ju përsëritet më ‘Kumanova”

17.05.2015 15:42

Situata në Kumanovë vazhdon të jetë e qetë. Banorët e Lagjes së trimave, presin ndihmat që po mbërrijnë nga të gjitha qytetet shqiptare...

Situata në Kumanovë vazhdon të jetë e qetë. Banorët e Lagjes së trimave, presin ndihmat që po mbërrijnë nga të gjitha qytetet shqiptare dhe përfundimin e vlerësimit të dëmeve nga ana e qeverisë, që do të mundësonte edhe kompensimin dhe fillimin endërtimit të shtëpive të shkatërruara.
 
Sot në në “Lagjen e trimave” në Kumanovë, ka qëndruar eurodeputeti Ricard Hovit për të parë nga afër shkatërrimin që ajo pësoi pas ngjarjeve të javës së kaluar.
 
Në një deklaratë ekskluzive për TVM 2, Hovit shrehu solidaritetin e tij dhe të gjithë bashkësisë ndërkombëtare, me banorët e pafajshëm të cilëve iu shkatërruan shtëpitë gjatë luftimeve.
 
“Jam këtu sepse cdokush në Europë ka dëgjuar reth kësaj ngjarjeje të tmerrshme dhe ne I kuptojmë vuajtjet e dua të tregoj solidaritet me të gjithë komunitetin këtu për vuajtjet e tyre. Gjithashtu dua t’u tregoj se ne po përpiqemi të sigurohemi se gjërat do të bëhen më mirë dhe ngjarje të tilla nuk do të ndodhin më”, shprehet eurodeputeti Riçard Hovit. 
 
Hovit potencoi se bashkësia ndërkombëtare është e gatshme të ndihmojë në zgjidhjene  krizës politike, por rolin kryesor duhet ta marin politikanët.
 
“Zgjidhja e problemeve tuaja gjendet këtu mes jush. Ndërkombëtarët munden , duan dhe do të ndihmojnë, por përgjegjësinë duhet ta mbajnë vetë aktorët politikë në Maqedoni. Ata duhet të arrijnë marëveshje e të fillojnë dialogun, të ketë ndryshime të vërteta dhe shpresë të vërtetë , sepse disa premtime që na janë bërë në të kaluarën, nuk janë realizuar dhe ne mund të asistojmë në këtë dialog”, theksoi më tej Hovit.
 
Hovit ka komentuar shkurt edhe takimet që politikanët e Maqedonisë do të mbajnë në Bruksel dhe Strasburg dhe thekson se bashkësia ndëkrombëtare bën përpjekje që takimi I tyre të jetë i suksesshëm dhe qytetarët të jetojnë në prosperitet dhe në një shoqëri të suksesshme e të mos përsëriten më pamjet e dhunës, frikës dhe shkatërrimit.  
 
Maqedonia në të ardhmen duhet të jetë më e mirë dhe kjo është ajo që ne duam dhe shpresojmë të arrijmë porositi Hovit nga Kumanova.
 
NEXHAT AQIFI