Më shumë se 100 agjenci ndihmash ngrenë alarmin: Gaza nën uri masive!

23.07.2025 13:20

Më shumë se 100 agjenci ndihme...

Më shumë se 100 agjenci ndihme, përfshirë Save the Children dhe Médecins Sans Frontières, kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët duke “ngrenë alarmin” për atë që e quajnë “uri masive” në të gjithë Gazën.

“Palestinezët janë të bllokuar në një cikël shprese dhe pikëllimi, duke pritur ndihmë dhe armëpushime, vetëm për t’u zgjuar dhe për t’u përballur me përkeqësimin e kushteve”, thuhet në deklaratë.

Letra thotë se shpërndarja e ndihmave në Gaza “mesatarisht bëhet me vetëm 28 kamionë në ditë”; OKB-ja më parë ka sugjeruar se nevojiten të paktën 600 kamionë në ditë për të ushqyer popullsinë prej dy milionë banorësh.

“Ndërsa uria masive përhapet në të gjithë Gazën, kolegët tanë dhe ata që u shërbejmë po dobësohen”, thonë grupet, përpara se të bëjnë thirrje për një armëpushim, si dhe për hapjen e kalimeve kufitare dhe një fluks të plotë ushqimesh përmes një “mekanizmi të udhëhequr nga OKB-ja”.

Izraeli ka pranuar një rënie të ndjeshme të furnizimeve që arrijnë banorët e Gazës. Por zyrtarët e tij thonë se ushqimi është aty – dhe në vend të kësaj i drejtohen agjencive të ndihmës për mosshpërndarjen e tij tek njerëzit.

Pavarësisht kritikave nga organizatat humanitare, Izraeli thotë se furnizimet thelbësore po presin në Gaza, gati për t’u dorëzuar palestinezëve.

Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), Nadav Shoshani, ndau një video me “950 kamionë me ndihma”, të cilat ai thotë se janë “për organizatat ndërkombëtare që t’i marrin dhe t’ua shpërndajnë civilëve të Gazës”.