Kreu i Kuvendit shtrihet në spital, gjendja shëndetësore e Gashit, stabile
23.07.2025 13:41
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, mbrëmë vonë është shtruar në spital në Klinikën për Kirurgji Tretëse...

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, mbrëmë vonë është shtruar në spital në Klinikën për Kirurgji Tretëse, për shkak të një bllokimi të zorrëve, njoftuan nga klinika. Gjendja shëndetësore e tij është stabile, thonë nga kabineti i kryeparlamentarit, Gashi.
“Lidhur me informacionet e publikuara në media për gjendjen shëndetësore të kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, z. Afrim Gashi, e informojmë opinionin se ai dje është hospitalizuar në Klinikën Universitare për Kirurgji Digjestive. Gjendja shëndetësore e z. Gashi është stabile dhe aktualisht po kryhen ekzaminime të detajuara mjekësore. Të gjitha informacionet e mëtejshme do t’i bëhen me kohë të ditura publikut nga institucionet përkatëse.”, thonë nga Kabineti i Gashit.
