LSDM - VMRO-DPMNE me akuza dhe kundërakuza për gazin

23.07.2025 14:45

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë ka akuzuar VMRO-DPMNE-në...

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë ka akuzuar VMRO-DPMNE-në për korrupsionit me gazin. Nga LSDM thonë se VMRO-DPMNE po i ikë me gënjeshtra përgjigjes për skandalin e korrupsionit të gazit kur parashtrojnë pyetjen: “A po negociojnë pas dyerve të mbyllura për të nënshkruar një memorandum me një kompani që është kapur në korrupsion dhe ryshfet?”.

“Reagimi me panik dhe nervozë i VMRO-DPMNE-së është prova më e mirë se ata janë kapur  në një përpjekje për të shtyrë përpara një tjetër marrëveshje kriminale në dëm të qytetarëve. Deklarata e tyre skandaloze jo vetëm që nuk i mohon faktet, por përfaqëson një pranim klasik të fajit. Pyetja kryesore që VMRO-DPMNE nuk i është përgjigjur është: A po negociojnë pas dyerve të mbyllura për të nënshkruar një memorandum me një kompani që është kapur në korrupsion dhe ryshfet?”, - thuhet në komunikatën e LSDM-së.

Por, nga VMRO-DPMNE thonë se LSDM nuk ka të drejtë të flasë para qytetarëve për korrupsion lidhur me energjetikën dhe gazin, sepse sipas tyre, qytetarët akoma i kanë të freskëta informacionet dhe dëshmitë se si Vasko Kovaçevski vodhi shtetin dhe iku.

“LSD-ja është i fundit që lejohet të flasë për energjinë, sepse Vasko Kovaçevski, ish-drejtori i ESM-së, i kërkuar me urdhër arresti për rastin "Aditiv", dëmtoi Buxhetin e Maqedonisë me 6.5 milionë euro. Gjatë qeverisjes së LSD-së, shteti u helmua me naftë toksike dhe shtetit iu vodhën 167 milionë euro të pabesueshme. Për shkak të pakujdesisë së LSD-së, çdo muaj për 15 vitet e ardhshme, ne do të paguajmë 300 mijë euro në fatura ose rreth 54 milionë euro.”, - thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.

Sipas VMRO-DPMNE-së, kjo Qeveri po ndërton nga themelet një sistem më efikas dhe transparent, që dallon nga funksionimi i Qeverisë së kaluar, i kryesuar nga LSDM-ja. (Fitim Kryeziu, TVM2)