Maqedoni
Situata në Maqedoni, Rusia akuzon perëndimin për “revolucion kohor”
17.05.2015 15:47
Rusia i ka dalë në ndihmë qeverisë në Shkup duke ngritur akuza ndaj perëndimit se po nxisin një ‘revolucion kohor” në Maqedoni...

Në një deklaratë mbi krizën në Maqedoni, Ministria e Jashtme ruse thotë se ngjarjet e fundit, dhe arrestimet pas tyre, janë edhe një dëshmi se organizatorët perëndimorë të skenarëve të tillë katastrofike, preferojnë t’i realizojnë ato me duart e të tjerëve.
"Revolucioni kohor" është një term që shpesh përdoret për të përshkruar kryengritjet në Bashkimin Sovjetik, përfshi Ukrainën, për të cilën Moska vazhdon ta akuzojë Perëndimin se ka ndërhyrë qëllimisht në politikën e brendshme për të çuar përpara interesat e veta.
Kohë më parë, Moska zyrtare reagoi edhe për GoshincëN, edhe për përgjimet, madje tha se edhe zgjerimi i NATO-së me vendet e Ballkanit perëndimor, përfshirë edhe Maqedoninë, paraqet provokim dhe përzierje në interesat e privilegjuara Ruse në Ballkan.
FARIJE DAUTI-BAKIU
