Maqedoni
Mexhiti: Rreth 1 milion euro investim për “Saat Kullën”
23.07.2025 16:29
Kryetari i komunës së Çairit, z. Visar Ganiu, së bashku me zëvendëskryeministrin e Parë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Izet Mexhiti...

Kryetari i komunës së Çairit, z. Visar Ganiu, së bashku me zëvendëskryeministrin e Parë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Izet Mexhiti, realizuan një vizitë inspektuese në lagjen “Saat Kullë”, ku janë duke u zhvilluar punimet për realizimin e një projekti infrastrukturor.
Bëhet fjalë për projekt, të financuar përmes thirrjes publike të Ministrisë së Pushtetit Lokal për vitin 2024 kap vlerën e 59.861.572 denarëve dhe përfshin rikonstruksionin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit fekal dhe atmosferik në dhjetë rrugë të kësaj lagjeje.
“Rreth 1 milion euro investim për “Saat Kullën”, për Çairin! Rrjet i ri ujësjellësi. Kanalizim atmosferik dhe fekal. Punime që zgjidhin probleme të vjetra. Jetë më e dinjitetshme për mbi 2.000 banorë.”, shkruan mes tjerash Mexhiti.
