Liga e Kampionëve, fitore e madhe e Shkëndijës

23.07.2025 19:12

Shkëndija ka shënuar fitore të madhe në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve....

Të martën mbrëma në stadiumin “Toshe Proeski” në Shkup, skuadra e Shkëndijës fitoi 1:0 ndaj kampionit të Rumanisë, FSCB. “Kuq ezinjtë” kishin një ndër paraqitjet e tyre më të mira nga ato të vitit 2018 kur luanin me sukses po në kësisoj eliminatore. Golin e fitores së rëndësishme e shënoi mesfushori Alhassan në minutën e 65-të, pas një goditje me kokë.
 
Të dyja skuadrat këtë përballje e mbyllën me nga një futbollist më pak në fushë, pasi Kamer Qaka i Shkëndijës u ndëshkua direkt me të kuq në minutën e 70-të për ndërhyrje të rrezikshme. Nga minuta 79-të edhe rumunët luajtën me një lojtar më pak në fushë, pasi me të kuq u ndëshkua Tanase. Ndeshja e kthimit është të mërkurën e javës së ardhshme nga ora 19:30 në Bukuresht. Fituesi i kësaj ndeshje në raundit e tretë eliminator të Ligës së Kampionëve do të  përballet me më të mirin nga  takimi Shelbourne – Qarabag, që luhet sonte nga ora 20:45 minuta. (Gazetar: Safet Ademi)