Liga e Konferencës, Vardari – Lozana të enjten në Shkup

23.07.2025 19:13

Skuadra e Vardarit, e cila mbijetoi raundin e parë eliminator për Ligën e Konferencës...

Skuadra e Vardarit, e cila mbijetoi raundin e parë eliminator për Ligën e Konferencës, po përfundon përgatitjet për ndeshjen e raundit të dytë me zvicerianët e Lozanës. Vardari që ka një seri pozitive prej 20 ndeshjeve pa humbje, të enjtën në mbrëmje do të jetë para provimit se mund apo jo të vazhdojë këtë seri.
 
Lozana që luan në elitën e futbollit “helvet”, është favorit në dy ndeshjet e radhës me shkupjanët, por nga skuadra fituese e Kupës së vendit, janë të bindur se në 180 minutat e ardhshëm mund të shënojë rezultat të mirë  e ta kalojnë në raundin e tretë eliminator të Ligës së Konferencës. Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave do të luhet të enjtën në Shkup, me fillim në ora 20:30 minuta.