Ndeshja Shqipëri–Serbi, FIFA mbyll 20% të stadiumit me Letoninë
23.07.2025 19:15
Federata Shqiptare e Futbollit është dënuar nga FIFA lidhur me ndeshjen ndaj Serbisë...

Sipas njoftimit të lëshuar të mërkurën, Federata Shqiptare e Futbollit do të duhet të paguajë 161 mijë e 500 franga zvicerane, përkatësisht mbi 173 mijë euro, për shkeljet e bëra në ndeshjen e Shqipërisë ndaj Serbisë. Ky është vendimi i Komisionit Disiplinor të FIFA-s, i publikuar të mërkurën nga Federata Shqiptare e Futbollit.
Ndeshja Shqipëri – Serbi u zhvillua më 7 qershor në “Arena Kombëtare” në Tiranë, në praninë e mbi 20 mijë shikuesve. Ka pasur fyerje të vazhdueshme ndaj serbëve e po ashtu hedhje të gjësendeve që bënë që ndeshja të ndërpritet shkurt në tri raste, FIFA, ashtu si pritej, ka gjobitur FSHF-në. Pos me gjobë financiare, Federata Shqiptare është dënuar edhe me mbylljen e 20 për qind të kapacitetit të stadiumit për ndeshjen e ardhshme të Shqipërisë si vendase.
Ndeshja e ardhshme e kuqezinjve është më 9 shtator ndaj Letonisë, po në Tiranë. (Gazetar: Safet Ademi)
