Maqedoni

Situata në Maqedoni: Rama pret në Pogradec, krerët e partive shqiptare

17.05.2015 15:53

Situata në Maqedoni ka detyruar kryeministrin shqiptar, të takojë dje në Pogradec krerët e të gjitha subjekteve politike shqiptare në vend...

Rama, I shoqeruar nga kryeparlamentari Ilir Meta dhe shefi I diplomacisë shqiptare Ditmir Bushati, ka takuar kreun e BDIsë Ali Ahmeti dhe atë të PDSH-së Menduh Thaci si dhe krerët e partive jashtëparlamentare, Lëvizjes Besës, RDK-së dhe Lëvizje për reforma në PDSH, Bilall Kasami, Vesel Mehmeti dhe Zijadin Sela.
 
Temë e diskutimit kanë qenë ndodhitë e fundit në Maqedoni, kriza politike, ngjarjet në Kumanovë, protestat dhe gjetja e një zgjidhje për të dalë nga kjo krizë.
 
Mësohet se Rama ka kërkuar unitet nga faktori shqiptar rreth këtyre cështjeve.