Europiani i femrave, Anglia me fat shkon në finale

23.07.2025 19:16

Kampionet aktuale evropiane në futboll Anglia, janë finalistet e para të evropianit të femrave që po zhvillohet në Zvicër....

Anglezet shkruajnë një tjetër kapitull epik në librin emocionues të udhëtimit të tyre në EURO 2025. Michelle Agyemang dhe Chloe Kelly janë heroina edhe një herë, duke e mbajtur gjallë ëndrrën e Anglisë për të ruajtur titullin.
 
Kampionet aktuale evropiane veten e shihnin në disavntazh deri në minutën e 90+6, e më pas ia dolën të barazojnë në 1:1 që në kohën shtesë apo në minutën e 119 me golin e shënuar nga Kelly, të sigurojnë fitoren e madhe  që i çoi në finalen e këtij evropiani. Kështu Anglia për herë të dytë resht do të luajë në finale, ndërsa italianet mbeten në dy finale të luajtura. Herën e fundit Italia  në finale ka luajtur 1997. Sonte në darkë nga ora 21:00 do luhet ½ finalja e dytë në të cilën përballen Spanja dhe Gjermania. (Gazetar: Safet Ademi)