Maqedoni

Parashikimi i motit

24.07.2025 11:20

Moti edhe sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë...

Moti edhe sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 13°C deri në 22°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 36°C deri në 42°C.
 
Në Shkup, mot me diell dhe shumë i nxehtë me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 21°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 41°C.
 
Të premten dhe të shtunën do të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla deri mesatare lokale dhe me temperatura që në disa vende do të arrijnë deri në 43°C. Të dielën pritet paraqitje lokale e jostabilitetit me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima, ndërsa temperaturat do të fillojnë të bien.