Maqedoni

QMK: Pesë zjarre aktive, katër nën kontroll

24.07.2025 11:21

Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e shtetit janë regjistruar gjithsej 27 zjarre, njofton Qendra për Menaxhim me Kriza...

Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e shtetit janë regjistruar gjithsej 27 zjarre, njofton Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK). Nga to, pesë janë ende aktive, katër janë vënë nën kontroll, ndërsa 18 janë shuar.

Zjarre aktive ka pranë fshatit Niviçino, në malin Golem Goten dhe në Malet e Malevës në Komunën e Vasilevës, në fshatin Beshishtë të Prilepit, mes fshatrave Cerovë dhe Grupçin në Komunën e Zhelinës, pranë fshatrave Dragoevë dhe Selcë të Shtipit si dhe mes fshatrave Lokvicë dhe Krapë në Komunën e Brodu të Maqedonisë. Në këto zjarre kryesisht janë përfshirë pyje të ulëta dhe të degraduara, shkurre, vegjetacion i ulët dhe bar i thatë.