Maqedoni

Komunikacioni në rrugën rajonale Kumanovë–Pelincë i pamundur nga ora 10:00 deri në 15:00

24.07.2025 11:44

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa dhe mbi rrugë të thata...

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa dhe mbi rrugë të thata, njofton LAMM.
 
Sot, në periudhën kohore nga ora 09:00 deri në ora 14:00, për shkak të sigurimit të një gare me biçikleta, komunikacioni nga qendra e qytetit të Kumanovës përgjatë rrugës “3-ta MUB”, unazës për Sveti Nikollë, rrugës magjistrale Kumanovë – Kriva Pallankë dhe përgjatë rrugës rajonale Kumanovë – pika kufitare Pelincë deri te Qendra Memoriale ASNOM në fshatin Pelincë do të ndërpritet.
 
Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë zonave urbane është i shtuar. Në vendkalimet kufitare nga pala maqedonase nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.