Maqedoni
Prokuroria publike përfundoi obduksioni i 10 trupave
17.05.2015 16:36
Një javë pas luftimeve në lagjen e trimave në Kumanovë, Prokuroria publike deklaroi sot se atje vdiqën 10 pjestarë të grupit të armatosur...

Në vendngjarje janë gjetur 10 trupa, 9 prej tyre janë nga Kosova , mes tyre edhe udhëheqësit e grupit Mirsad Ndrecaj dhe Riza Begu.
10 trupat e të vrarëve , ditën e djelë u transferuan në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Në incidentin në Kumanovë policia arrestoi edhe 30 anëtarë të grupit të armatosur, mes tyre 17 qytetarë të Kosovës, 9 shtetas të Maqedonisë, 2 shtetas të maqedonisë me vendbanim në Kosovë dhe me shtetësi të dyfishtë. Mes të arrestuarve janë edhe Sami Ukshini dhe Muhamed Krasniqi.
Mes të arrestuarve ishte edhe Osman Sulejmani nga Breza por ai arriti të arratiset në Kosovë. Sulejmani ishte personi që u tregoi policëve për dy bunkerë me armë të fshehura por më pas nuk dihet nëse ëhstë liruar nga policët si këmbim të kësaj informate apo vetë ka arritur të arratiset.
MPB vetëm ka konfirmuar se një person ëhstë arratisur. Në dy bunkerët për të cilët Sulejmani ka njoftuar policinë, u gjetën 61 pushkë automatike, 54 prej të cilave nga stacioni policor në Gushincë, si dhe 8 arka me municion.
Sipas këtyre shifrave, në Kumanovë kanë qenë 41 anëtarë të grupit të armatosur, prej të cilëve 10 u vranë dhe një u arratis.
Të tjerët janë në burg. Familjet e tyre do të mund ti vizitojnë shtetasit e Kosovës që u arrestuan, ditën e martë, pas lejes paraprake nga institucionet e Maqedonisë.
AMIR DURAKU
