Maqedoni

Minçev: Administrata Publike zhvillohet vazhdimisht

24.07.2025 13:54

Në lagjen “Aerodrom” të Shkupit u hap qendra e parë e rinovuar për trajnimin e nëpunësve administrativë....

Në lagjen “Aerodrom” të Shkupit u hap qendra e parë e rinovuar për trajnimin e nëpunësve administrativë. Ministri i Administratës Shtetërore, Goran Minçev, tha se përmes kësaj qendre administratorët do të kenë mundësi të përmirësojnë dhe profesionalizojnë aftësitë e tyre profesionale, të cilët më pas administrata do të shndërrohet më profesionale, efikase dhe do të jetë në shërbim të qytetarëve.  
 
“Misioni është i qartë të krijojmë administratë publike, e cila vazhdimisht po zhvillohet edhe avancohet. Për këtë arsye, këtë qendër edukative nuk e shohim vetëm si objekt, por si burim funksional, respektivisht hapësirë, ku administratorët do të përfitojnë njohuri, aftësi dhe mbështetje, të cilat do të jenë të domosdoshme për t’i kryer obligimet e tyre në mënyrë profesionale, cilësore dhe në kohë. Ministria e Administratës Shtetërore, në kuadër të proceseve reformuese, në mënyrë të përkushtuar po punon në transformimin sistematik të zhvillimit të trajnimit të nëpunësve administrativë, ku trajnimi i tyre nuk është detyrim, por investim në kapitalin njerëzor.”, - deklaroi ministri i Administratës Shtetërore, Goran Minçev.
 
Minçev: Së shpejti pako e re e ligjeve për administratën
 
Paralelisht me rikonstruimin e qendrave tjera trajnuese të administratorëve, Ministria e Administratës po punon edhe për modernizimin e tërësishëm të platformës elektronike për trajnim, që do t’u mundësojë administratorëve pavarësisht se ata ku ndodhen të kenë mundësi dhe qasje në materialet për zhvillimin e tyre profesional. Së shpejti do të hapet edhe debati publik edhe për pakon e re të ligjeve, ku çdo administrator parashikohet të marrë pagë sipas parimit mundi i njëjtë - pagë e njëjtë, tha Minçevi.
 
“Do të fillojmë me debatet publike, ku në bashkëpunim me OJQ-në dhe të gjitha institucionet relevante për pakon e re të ligjeve, siç janë ligji për pozita të larta drejtuese, ligji për organizimin dhe punën e organeve të Administratës Shtetërore dhe ligji për krijimin e sistemit të pagave në Sektorin Publik. Këto ligje do të sjellin strukturë, stabilitet dhe parashikueshmëri shtesë në menaxhimin e Administratës Publike. Shpresoj se këto ligje do të sillen deri në fund të këtij viti.”, - theksoi ministri i Administratës Shtetërore, Goran Minçev.
 
Minçevi tha se të gjitha reformat që po i ndërmerr aktualisht Ministria e Administratës nuk janë kozmetike, por thelbësore për të përmirësuar dukshëm kushtet dhe shërbimet administrative, që sipas tij, është pikënisje e mirë për ta reformuar administratën në përputhje me rekomandimet dhe kushtet evropiane. 
 
REXHEP QAMILI