Maqedoni

Protesta në Shkup, interesim i madh i gazetarëve të huaj

17.05.2015 16:09

Protesta e sotme, ka nxitur edhe interesin e mediave botërore, ndërkohë që gazetarë të shumtë kanë mbërritur në Shkup për të raportuar...

Rrjetet botërore CNN, BBC, Associated Press dhe shumë televizione të tjera nga Evropa dhe dhe shtetet ballkanike, ndoqën  me shumë vëmendje protestën e sotme të opozitës.  
 
Sipas BBC-së, që I kushtoi një artikull që në mëngjes protestës dhe ngjarjeve të fundit në Maqedoni, jostabiliteti politik vjen si pasojë e përleshjeve të javës së kaluar mes shqiptarëve etnikë dhe policisë, vendin ku prej 2.1 milionë banorëve, shqiptarët  përbëjnë një të katërtën e popullatës së përgjitshhme.
 
Sipas artikullit, protestat e sotme është  një provë për profesionalizmin e autoriteteve, gjersa diplomatët perëndimorë kanë sugjeruar që Qeveria të fillojë një proces kredibil hetimi mbi të gjitha akuzat e ngritura.