Spitali Klinik i Tetovës, shpall konkurs për 119 punësime
Spitali Klinik i Tetovës zyrtarisht ka shpallur sot konkursin për punësimin e 119 mjekëve dhe infermiereve...

Spitali Klinik i Tetovës zyrtarisht ka shpallur sot konkursin për punësimin e 119 mjekëve dhe infermiereve, ndërsa siç ka bërë të ditur drejtori i spitalit Erzen Elezi ditëve në vijim do të shpallet edhe konkursi për pjesën administrative. Drejtori Elezi beson se zgjedhjet lokale nuk do të jenë pengesë për këto punësime.
“Zyrtartarisht e Spitalit Klinik i Tetovës ka shpallur konkurs publik për punësimin e 190 kuadrove të reja shëndetësore, ndërsa pjesa e mbetur administrative do të shpallet për një kohë shumë të shkurtër nga Agjencia e Administratës. Në funksion të përforcimit të kapaciteteve kadrovike dhe përmirësimit të shërbimeve shëndetësore për qytetarët, ky konkurs përfshin numrin më të madh të punësimeve me vendime të përhershme prej nga themelimi i Spitalit Klinik të Tetovës. Pozitat e shpallura përfshijnë mjekë të profileve të ndryshme, motra medicinale dhe infermierë, teknikë laboratori dhe personel teknik mjekësor, si dhe personel administrativ për funksionimin efikas të institucionit. Ky konkurs paraqet një hap të rëndësishëm drejt avancimit të sistemit shëndetësor lokal dhe një mundësi reale për profesionistët e fushës që të kontribuojnë në një institucion publik të rëndësishëm. Procesi nuk pengohet nga zgjedhjet lokale dhe do të zhvillohet normalisht. Ne synojmë që realizimi i këtij konkursi të ndodhë në afatin më të shkurtër të mundshëm. Konkursi është i hapur për të gjithë qytetarët që plotësojnë kushtet e nevojshme për pranim në spitalin tonë, ndërsa përzgjedhja do të bazohet në kritere profesionale.”, u shpreh drejtori i spitalit Erzen Elezi.
