Maqedoni

Rexhepi: Populli në Gazë po vdes nga uria

24.07.2025 18:08

Palestinezët vazhdojnë të përballen me krizë urie...

Palestinezët vazhdojnë të përballen me krizë urie. Ministria e Shëndetësisë në Gazë, njofton edhe për dy të vdekur nga uria, ndërsa një dit më pare u raportua për 10 të vdekur. Ndërkohë në parlamentin e Maqedonisë vetëm 16 deputet votuan për propozimin e deputetit Skënder Rexhepi, që të kthehet në rend dite rezoluta për ndihmë humanitare për palestinezët në Gaza. Por propozimi nuk u miratua.

“Sot e gjithë bota, përfshirë Bashkimin Europian, e gjykojnë dhe e kritikojnë qëndrimin nazist të qeverisë së Izraelit, e cila po e bllokon Gazën, nga e cila po vdesin urie mijëra njerëz. Vetëm në disa ditët e fundit, rreth 200 fëmijë ose janë vrarë, ose kanë vdekur nga uria. Ky prind mund të jeni ju, ose cilido tjetër, por fëmija i tij vdiq nga uria sot. E njëjta gjendje ndodh edhe me vazhdimësinë e fëmijëve të cilët vdesin nga uria çdo ditë. Dhe këto fotografi duhet të zgjojnë ndërgjegjen tonë, të dëshmojmë se duhet të jemi në anën e duhur dhe të drejt të historisë. Po të ishin prindërit tuaj dhe gjyshërit tuaj sot në këtë vend, jam i bindur se nga bindja e tyre, qoftë myslimane, qoftë ortodokse, do të kishin votuar që të jenë në anën e humanizmit dhe jo në anën e politikës. Kjo fotografi nuk është e Auschwitz-it, kjo është e Gazës. Është e vërtetë, ditë pas dite, që të gjitha mediat kanë arritur të depërtojnë dhe të dëshmojnë se në Gaza po ndodh një gjenocid i pashembullt në historinë njerëzore. Andaj, ju ftoj që ta votojmë në rend dite.”, u shpreh paraprakisht deputeti Skënder Rexhepi.