Maqedoni

Vazhdon moti jashtëzakonisht i nxehtë edhe sot

25.07.2025 11:40

Në Maqedoni vazhdon vala e jashtëzakonshme e të nxehtit me temperatura jashtëzakonisht të larta...

Në Maqedoni vazhdon vala e jashtëzakonshme e të nxehtit me temperatura jashtëzakonisht të larta të ajrit, të cilat do të arrijnë në intervalin nga 37 deri në 44/45 gradë në rajonin e Vardarit dhe në rajonin e Shkupit. Herë pas here do të fryjë erë e thatë (fen) kryesisht nga drejtimi verior, ndërsa në pjesët perëndimore nga drejtimi perëndimor.
 
Moti do të jetë me diell dhe me vranësira të pakta lokale. Më shumë vranësira do të ketë të shtunën në mbrëmje dhe gjatë natës drejt të dielës, kur është e mundur të ketë paraqitje të izoluar të shiut të rrëmbyeshëm afatshkurtër dhe bubullima.
 
Indeksi UV do të jetë akoma shumë i lartë deri në jashtëzakonisht i lartë dhe do të arrijë vlerën 9. Pikërisht për këtë, por edhe për shkak të valës së jashtëzakonshme të të nxehtit, bëhet apel që qytetarët të mos dalin jashtë pa nevojë gjatë pjesës më të nxehtë të ditës (nga ora 10 deri në 17), si dhe të konsumojnë më shumë lëngje.