Maqedoni
Në vendkalimet kufitare Tabanoc dhe Bogorodicë pritet nga 30 deri në 40 minuta
25.07.2025 11:43
Qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të thata...

Qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është i rritur.
Në VK Tabanoc për hyrje dhe në VK Bogorodicë për dalje nga shteti është evidentuar frekuencë e shtuar e automjeteve, me kohë pritjeje prej rreth 30–40 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana maqedonase nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM rekomandon vozitje me shpejtësi të përshtatur, respektim të sinjalizimit rrugor të vendosur dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët përmes ultësirave, luginave të lumenjve dhe grykave, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen posaçërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Nga 1 korriku deri më 31 gusht në rrugët shtetërore të Maqedonisë zbatohet regjim veror i trafikut, me të cilin ndalohet qarkullimi i automjeteve të rënda transportuese me peshë të përgjithshme mbi 15 tonë gjatë ditëve të fundjavës dhe ditëve me temperatura jashtëzakonisht të larta.
