Maqedoni

Dënim me kusht për pronarët e deponisë në Vizbegovë për sulmin ndaj ekipit të gazetarëve

25.07.2025 11:46

Gjykata Penale e Shkupit ka shqiptuar dënim me kusht për personat që më 9 korrik...

Gjykata Penale e Shkupit ka shqiptuar dënim me kusht për personat që më 9 korrik sulmuan ekipin gazetaresk të televizionit Alsat.

Incidenti ndodhi gjatë zjarrit të madh në deponinë e egër në Vizbegovë të Shkupit. Ekipet gazetareske ndodheshin në terren dhe raportonin nga vendi i ngjarjes, ku ndodhi edhe sulmi, pas së cilës u arrestuan pronarët e kësaj deponie ilegale.

Të dy të akuzuarit e kanë pranuar fajësinë dhe janë pajtuar me të gjitha akuzat e ngritura nga Prokuroria.