Maqedoni

LSDM: Pushteti po i manipulon pensionistët

25.07.2025 12:54

Rreth 92.5% e pensionistëve apo mbi 318.000 qytetarë do të marrin pensione më të ulëta se sa u takon realisht...

Rreth 92.5% e pensionistëve apo mbi 318.000 qytetarë do të marrin pensione më të ulëta se sa u takon realisht, thonë nga LSDM. Sipas tyre, disa do të humbin deri në 2.000 apo 4.000 denarë në muaj, ndërsa vetëm 7.5% e pensionistëve do të përfitojnë, edhe ata në masë më të vogël se sa meritojnë.
 
“92.5% e të gjithë pensionistëve – mbi 318.000 persona – janë të dëmtuar dhe do të marrin pensione më të vogla nga sa u takon dhe meritojnë në të vërtetë. Disa madje 2.000 denarë më pak, disa 4.000 denarë më pak. Vetëm 7.5% do të marrin ndonjë përfitim dhe atë – më pak nga sa u takon dhe meritojnë.”, - deklaroi Jovana Trençevska nga LSDM.
 
VMRO-DPMNE: LSD-ja është autore e varfërisë së pensionistëve
 
Kanë reaguar nga VMRO-DPMNE. Sipas tyre, LSDM-ja po përhap dezinformata dhe panik. Gjatë kohës së tyre pensionet ngecën dhe inflacioni u rrit, thonë ata.
 
“LSD-ja është parti që ka ngrirë pensionet dhe ka nënvlerësuar pensionistët për vite me radhë dhe sot ka guximin të flasë për mashtrime dhe pensionistë të dëmtuar?! Qytetarët e dinë se gjatë kohës së LSD-së, pensionet ngecën, inflacioni u rrit dhe kostoja e jetesës së pensionistëve u rrit pa kompensim.”.
 
Sipas VMRO-DPMNE-së, në kohën e qeverisjes së LSDM-së u refuzua përshtatja e pensioneve me rritjen e çmimeve dhe pensionistët u lanë në mëshirë të fatit, pa mbështetje reale, pa rritje që pasojnë rritjen e ekonomisë. 


ARMEND MURSELI