Botë
Prishtinë: U mbajt marshi kundër homofobisë
17.05.2015 17:13
Në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë sot është mbajtur një marsh simbolik kundër homofobisë, duke e shënuar kështu Ditën ndërkombëtare kundër homofobisë...

Marshi është thirrur nga tri organizata që merren me mbrojtjen e të drejtave të komunitetit, LGBT në Kosovë, Qendra për Emancipim Shoqëror, Qendra për Barazi dhe Liri dhe Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore.
Marshi e ka pasur përkrahjen e Agjencisë amerikane, USAID, Ministrisë së Kultures dhe ‘Civil Right Defender’.
Një nga pjesëmarrësit e marshit ka qenë edhe ambasadorja amerikane, Tracey Jacobson./evropaelire
