Maqedoni

Filloi pastrimi dhe rinovimi i Kalasë së Shkupit, projekti mbështetet nga Ministria e Kulturës dhe BNjVL

25.07.2025 13:56

Drejtoria për Mbrojtjen Trashëgimisë Kulturore, Ministria e Kulturës së bashku me mbështetjen e BNjVL-së filluan një aksion...

Drejtoria për Mbrojtjen Trashëgimisë Kulturore, Ministria e Kulturës së bashku me mbështetjen e BNjVL-së filluan një aksion për pastrimin dhe rregullimin e hapësirës së Kalasë së Shkupit. Përveç rregullimin e bimësisë dhe gjelbërimit, ky aksion do të përfshijë edhe rinovimin e dy muzeve në Kalanë e Shkupit. Për këtë veç më janë siguruar mjetet dhe është përgatitur specifikimi teknik.
 
"Bëmë një plan dhe me ribalancin e buxhetit, siguruam tetë milionë denarë, të cilët do të shfrytëzohen deri në fund të vitit. Menjëherë do të vazhdojmë me shpalljen e furnizimit publik për riparimin e këtyre hapësirave. Më vonë edhe me realizimin e gjithë këtij projekti gjigant, i cili duhet të vihet në funksion deri në fund të vitit 2026.", - deklaroi ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov. 
 
"Do ta shpallim tenderin që të mund të hyjmë dhe të fillojmë punën. Drejtoria për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka bërë disa përpjekje në periudhën e kaluar për të kontaktuar Qytetin e Shkupit, me NP “Parqe dhe Gjelbërim”. Fatkeqësisht, pa sukses. Prandaj, si drejtori drejtuam kërkesë tek BNjVL-ja, deri tek Orce Gjorgievski dhe menjëherë morëm përgjigje dhe për këtë arsye aksioni i sotëm është pjesë e planit për rivitalizimin e Kalasë së Shkupit.", - theksoi drejtoresha e Drejtorisë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, Vesella Çestoeva.
 
Kryetari i BNjVL- së dhe njëherësh kryetari i komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski, mbështet projektet të cilat do t’i ruajnë hapësirat kulturore të Kalasë së Shkupit dhe vlerëson se të njëjtat duhet të zbatohen në kontinuitet dhe me shembuj konkret.
 
"Historia nuk duhet të trajtohet dhe të ndihmohet në atë pjesë të Fejsbukut duke shkruar statuse, as duke drejtuar debate rreth saj, por më tepër përmes shembujve praktikë se si duhet ta ruajmë atë që është trashëgimia jonë, por edhe simbol i qytetit. Mua më vjen sinqerisht keq, jo vetëm për gjendjen e këtij objekti që ndodhemi, por edhe të shumë objekteve të tjera.", - u shpreh kryetari i BNjBL-së, Orce Gjorgjievski.
 
Përfaqësuesit thanë se deri në fund të vitit 2026 do të arrijnë t’i përfundojnë këto dy projekte infrastrukturore dhe t’i vendosin në funksion të plotë. 
 
REXHEP QAMILI