Botë

Rusia nuk do ta nënshkruajë marrëveshjen e KB-së për tregti me armë

17.05.2015 17:55

Rusia nuk do ta nënshkruajë Marrëveshjen e re të KB-së për tregti me armë, me të cilën është paraparë që qeveritë të jenë të sigurta...

Rusia nuk do ta nënshkruajë Marrëveshjen e re të KB-së për tregti me armë, me të cilën është paraparë që qeveritë të jenë të sigurta se eksporti nuk do të nxisë trazira, deklaroi sot një përfaqësues i lartë rus nga Ministria e Punëve të Jashtme.
 
"Vendosëm të mos i përmbahemi marrëveshjes. Shqyrtuam gjithçka që është pro apo kundër dhe vendosëm të mos nënshkruajmë", deklaroi Mihail Uljanov, i cili është shef i sektorit për mospërhapje dhe kontroll të armëve në MPJ.
 
Ai shtoi se marrëveshja është tejet e dobët dhe se kjo paraqet barrë të caktuar për nënshkruesit e saj.
 
"Nuk kemi qëndrim negativ ndaj asaj marrëveshje. Megjithatë, nuk shohim qëllim për t'iu përmbajtur", shtoi Iljanov, duke pohuar se shtetet perëndimore dhe Rusia tashmë e kanë nën kontroll eksportin dhe se marrëveshja nuk do të ishte efikase për shtetet në zhvillim./mia