Maqedoni

QMK: Vazhdojnë kërkimet për 16-vjeçaren në Vardar

25.07.2025 15:15

Qendra për Menaxhim me Kriza njofton se po vazhdojnë kërkimet për vajzën 16-vjeçare...

Qendra për Menaxhim me Kriza njofton se po vazhdojnë kërkimet për vajzën 16-vjeçare, që më 24 korrik ra në lumin Vardar.
 
“Vazhdon kërkimi për vajzën 16-vjeçare. Aktualisht në vendngjarje janë të angazhuar pjesëtarë të MPB-së, njësia speciale “Ujqërit” e Ushtrisë, si dhe pjesëtarë nga Stacioni Policor i Velesit, me qëllim të vazhdimit të kërkimeve.”, thonë nga QMK. 
 
E mitura ra në lum së bashku me një grua 26-vjeçare, e cila u shpëtua dhe u nxor e gjallë. Ngjarja u raportua nga motra e vajzës, e cila ndodhej në vendin e ngjarjes në momentin kritik.