Maqedoni

Afrim Gashi u lirua nga spitali në gjendje stabile

25.07.2025 15:32

Kryetari i Kuvendit ka njoftuar se disa ditë pas qëndrimit në Klinikën Universitare për Kirurgji Digjestive...

Kryetari i Kuvendit ka njoftuar se disa ditë pas qëndrimit në Klinikën Universitare për Kirurgji Digjestive, është liruar në gjendje të mirë shëndetësore.
 
“Falë Zotit, gjendja ime shëndetësore është stabile. Në radhë të parë, dëshiroj të shpreh mirënjohjen time më të thellë dhe të sinqertë për të gjithë ata që u kujdesën për mua gjatë kësaj periudhe. Rikthehem sërish në kryerjen e detyrave publike, i vetëdijshëm për përgjegjësitë që mbaj dhe i përmbushur me dashurinë që kam marrë.”, ka njoftuar Gashi.