Maqedoni

Mickovski: Pensionstët morën rritje të drejtë

25.07.2025 16:42

Edhe kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski, deklaroi se pensionet në mënyrë lineare janë rritur me 2.000 denarë...

Edhe kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski, deklaroi se pensionet në mënyrë lineare janë rritur me 2.000 denarë. Në total, për 18 muaj, pensionet janë rritur me 7.000 denarë. Kjo paraqet një përmirësim disa herë më të madh krahasuar me të kaluarën theksoi ai.
 
“Ajo që është e rëndësishme të thuhet është se dje u miratuan dy ligje të rëndësishme; njëri ligj është rritja lineare e pensioneve, të cilën e kërkonin pensionistët. Ata kërkuan rritje të drejtë, të barabartë, lineare, dhe me këtë rritje të re lineare prej 2 mijë denarësh, nëse shtojmë 5 mijë denarë të mëparshëm, atëherë për 18 muaj kemi një rritje lineare të pensioneve prej 7 mijë denarësh. Nëse e krahasojmë këtë rritje me rritjen në të kaluarën, atëherë arrijmë në përfundimin se pensionet për pensionistët janë rritur disa herë. A është e mjaftueshme, nuk është, por a është më shumë se sa ishte, atëherë është absolutisht disa herë, 4,5 herë, më shumë e çdo mesatareje në një periudhë më të gjatë kohore.”, u shpreh kryeministri Hristijan Mickoski.