Shkup, përkujtohet tërmeti katastrofal i vitit 1963

26.07.2025 13:27

Shkupi sot shënon 62 vjetorin e tërmteti katastrofik...

Shkupi sot shënoi 62 vjetorin e tërmteti katastrofik që ndodhi më 26 korrik të vitit 1963,  kur jetën e humbën  1.070 persona, ndërsa 3.000 ishin lënduar.

Tërmeti i Shkupit në vitin 1963 është i njohur si një nga tragjeditë më të mëdha që kanë ndodhur në historinë e qytetit, por njëkohësisht edhe një mundësi për botën të tregojë solidaritet dhe të ndihmojë në rimëkëmbjen e komunitetit.

Tërmeti katastrofik në Shkup ndodhi në ora 5 e 17 minuta, ndërsa dridhje më të vogla kishte deri ora 5 e 43 minuta. Me këtë rast, ishin rrënuar 15.800 banesa, ndërsa janë dëmtuar 28.000 banesa.

Mbi 200.000 njerëz kishin mbetur pa kulm mbi kokë. Në historinë e tij të gjatë, qyteti u shemb dhe u rilind disa herë. Në hapësirën ndërmjet fshatrave Zllokuçan dhe Bardovcë, ndodhej qyteti i Skupit, mitropoli i krahinës së Dardanisë.

Ky qytet u shkatërrua plotësisht nga një tërmet në vitin 518. Në atë kohë në krahinën e Dardanisë u shkatërruan 24 kala të qytetit. Fuqia e këtij tërmeti ishte 10 – 11 ballë. 

Tërmeti i ardhshëm katastrofik ka ndodhur në vitin 1555. Intensiteti i tij ishte rreth 10 ballë, pas çka qyteti ishte rrënuar për të dytën herë. 

Shkatërrimi i tretë i fundit katastrofik i madh i Shkupit ndodhi 61 vjet më parë, më 26 korrik 1963, kur Shkupi u godit nga një tërmet me magnitudë nëntë të shkallës Merkalli ose gjashtë të shkallës Rihter, me epiqendër në sheshin “Maqedonia”.

Me rastin e 62 vjetorit të tërmetit katasstrofal një delegacion qeveritarë ka vënë kurora lulesh te varrezat e viktimave që prehen në Butel. Ndërsa në përkujtim të viktimave në Muzeun e qytetit në Shkup hapet ekspozita “Shkupi gjatë tërmetit dhe më pas”.