Maqedoni
Protestat e LSDM-së: Qytetarët kërkojnë rrëzimin e qeverisë
17.05.2015 18:34
Në një protestë të qetë mbarëpopullore të kryesuar nga opozita maqedonase dhe sektori civi...

Në një protestë të qetë mbarëpopullore të kryesuar nga opozita maqedonase dhe sektori civil, mijëra qytetarë kërkuan dorëheqjen e qeverisë Gruevski dhe përgjegjsi për keqpërdorimin e pushtetit.
Të mbledhur para godinës së qeverisë, me paralluat “Pa drejtësi, s’ka rehati”, qytetarët i dhanë mesazhin jo vetëm kësaj qeverie, por edhe qeverive që do të vijnë, se pushtetin ta jep dhe ta merr sovrani.
"Duam t’ju dërgojmë një mesazh të gjithëve, studentët nuk janë këtu për të përkrahë ndonjë parti politike, as ata në qeveri e as ata të opozitës. Ne çdo herë do të jemi përmirësues të qeverisë dhe të opozitës", thon nga Pleniumi Studentor.
“Jemi mbledhur së bashku që të porosisim jo vetëm këtë qeveri që po ikë, por edhe qeverinë e ardhshme, se zgjuar jemi, nuk do të flemë, me ne duhet që të merreni vesh, dhe nuk do të jeni ju mbretët, neve do na shërbeni”, tha Petrit Saraçini, nga sektori civil.
“Duhet që të jemi besnik ndaj idesë dhe të kemi një qëllim. Për këtë arsye është me rëndësi, ai që do të vijë, mundet edhe ajo, të jetë nën presion, pasi që nuk ka parti mbi institucionet, mbi gjykatat, në biznes, në jetë, mos i vendosni atje ku nuk e kanë vendin. Faleminderit, Nikolla që na bashkove për ta mbrojtur Kushtetutën prej teje”, tha Nikolla Dimitrov, ish negociator për emrin.
Edhe, kreu i LSDM-së në fjalimin e tij kërkoi përgjegjsi dhe largimin e kësaj qeverie për të krijuar parakushtet për një qeveri kalimtare.
Zaev kërkoi që bashkë me Gruevskin të dorëhiqen edhe Prokurori Publik, Marko Zvërlevski, dhe prokurori për krim të organizuar Jovan Ilievski, si dhe strukturat drejtuese të TVM-së.
"Ëshët e patjetërsueshme të arrihet marrëveshje politike për formimin e qevreisë kalimtare, e cila do të ketë mandat të krijojë kushte për organizimin e zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare, korrekte dhe demokratike. Në afat të caktuar do të duhet të pastrohet Lista Zgjedhore, të kthejmë mekanizmat e kontrollit në shtet. Në atë periudhë do të duhet të krijohen kushte për raportim të pavarur mediatik", tha në fjalimin e tij Zoran Zaev.
Sipas Zaev, Maqedonia duhet të jetë shtet i përbashkët, shoqëri multietnike, stabile dhe e kujdesshme për të gjithë qytetarët pavarësisht dallimeve të cfarëdo lloji.
"24 vjet Maqedonia është një shtet dhe dy shoqëri. Këtë nuk guxojmë ta lejojmë më shumë. Maqedonia do të jetë një shtet, një shoqëri, qytetarë të barabartë, krenar për vendin e tyre. Dallimet janë pasuria e jonë dhe në bazë të kësaj do t’i përforcojmë themelet dhe multikulturën. Përfundoi koha e patriotëve të mëdhenj kushdo qofshin ata. Paralajmëroj ndarje korrekte të buxhetit dhe të të mirave shtetërore, në të gjitha bazat", shtoi Zaev.
Protesta katër orëshe u përmbyll e qetë, pa asnjë incident. Ndërkaq një numër i konsiderueshëm i protestuesve e vazhdojnë protesten me tenda para qeverisë.
Dhe përderisa opozita dhe sektori civil ka paralajmëruar se nuk do të ndërpresin protestën deri në dorëheqjen e qeverisë Gruevski, për nesër janë paralajmëruar tubime në mbështetje të pushtetit dhe policisë.
SHPËTIM NUREDINI
