Përplasje Mucunski-Osmani, akuza se kush e dëmtoi më shumë vendin

26.07.2025 15:16

Minsitri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski...

Minsitri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, ka kritikuar ish ministrin e jashtëm Bujar Osmani, bën pjesë te njerëzit që kur është në pushtet bën pjesë te njerzit progresiv Evropian, ndërsa sapo të kalojnë në opozitë shndërrohen në destabilizues dhe përçarës. 

“Osmani ishte pjesë e pushtetit në të cilin maqedonasit ishin pakicë dhe kjo nuk i pengonte. Përkundrazi, u sollën vendime edhe në Qeveri edhe në Kuvend pa shumicë maqedonase dhe gjithçka ishte në regull, demokratike, evropiane. Por sot, kur ekziston shumicë e qartë demokratike, kur populli, pa marrë parasyhsë përkatësinë etinike, apo çfarëdo tjetër përkatësie, zgjodhi ndryshime, kjo (sipas tij) shndërrohet në „problem për bashkëjetesë“. Për Osmanin, problemi nuk qëndron te modeli, por problem është se BDI nuk është më në tavolinë”, thekson Mucunski, duke shtuar se ai beson në bashkëjetesë, në dialog dhe në ardhmëri të ndërtuar mbi vlerat e barazisë dhe përparimit.

Shefi i diplomacisë thotë se për dallim nga Osmani, gjithmonë ka punuar në bashkim, sepse dëshiron të jetojë në shtet që i bashkon dhe nuk i ndanë njerëzit. Në shtet që ndërton, e nuk prish. Modern, me vetëbesim dhe Evropian.

Reagimi i Mucunskit pason pas shkrimit të ish minsitrit të jashtëm Bujar Osmani, në drejtim të qeverisë aktuale dhe qëndrimeve të shprehura paraprakisht nga shefi i diplomacisë Mucunski.

“Ne jemi dakorduar që mbi bazën e të drejtave individuale qytetare, të ndërtojmë një sistem me mekanizma dhe procedura me të cilat do të ruajmë dhe përparojmë edhe të drejtat kolektive të bashkësive. Prej këtu del edhe e drejta e bashkësive joshumicë që në mënyrë autonome të zgjedhin përfaqësuesit e tyre legjitimë, dhe që kjo të vlerësohet dhe të respektohet shoqërisht. Vlerësimi i vërtetë i këtij mekanizmi nuk e rrezikon, por përkundrazi e forcon kohezionin e brendshëm si një lidhje thelbësore e unitaritetit të shtetit. Kjo Qeveri nuk ndërmerr hapa të guximshëm, por të pamatura, të cilat janë në përplasje të drejtpërdrejtë me interesat afatgjate të shtetit dhe të të gjithë qytetarëve të tij, në të gjitha segmentet e tij kyçe. Deklarata e Mucunskit nuk përfaqëson vetëm një keqkuptim të thelbit të Marrëveshjes së Ohrit, por vepron edhe si një përpjekje për të hapur një front të panevojshëm etnik, në një kontekst politik kur kemi nevojë për një konsensus thelbësor për dosjen evropiane”, thekson Osmani, sipas të cilit Ohri nuk është problem, Ohri është zgjidhja.

“Ashtu si edhe Prespa, ashtu si edhe Marrëveshja për miqësi me Bullgarinë. Ai që nuk e kupton këtë ose nuk dëshiron ta pranojë këtë realitet, i bën dëm të drejtpërdrejtë të ardhmes së vendit” thekson Osmani. (Naim Sinani, TVM2)