Kryqi i Kuq, në ditët me vapë ekipet mobile ndihmuan qytetarët

26.07.2025 16:10

Prej tre javësh ekipet mobile të Кryqit të Кuq në Shkup...

Prej tre javësh ekipet mobile të Кryqit të Кuq në Shkup, kanë bërë riorganizimi të gjitha aktiviteteve për tu përshtatur me temperaturat e larta dhe tu dalim në ndihmë qytetarëve sipas nevojës.

Gjithsej 58 vullnetarë ishin të përfshirë në ndarjen e ujit, matjen e shtypjes dhe transportit deri në shtëpi. Për shembull në javën e fundit kur ishte vala e të nxehtit në Shkup, kishim 27 interevenime, 7 transporte deri në shtëpi, janë ndarë 3 mijë e 600 shishe me ujë.

Te 27 rastet që është intervenuar për ndihmë kanë qenë kryesisht persona të moshës së tretë që janë hasur në stacione të autobusëve, tregje, ku qarkullojnë ekipet mobile. Bëhej fjalë për envojën për ujë, dehidrim, kishte rënie të shtypjes së gjakut, por nuk kishte intervenime më serioze.