Gazë, vriten edhe 25 palestinezë
Të paktën 25 palesinez janë vrarë...

Të paktën 25 palesinez janë vrarë gjatë natës së kaluar në Gaza, nga sulmet e ushtrisë izraelite.
Sipas burimeve shëndetësore në Gazë, shumë nga viktimat u vranë derisa prisnin ndihmë humanitare në afërsi të vendkalimit kufiar Zikim me Izraelin.
Midis të vdekurve janë edhe katër persona nga e njëjta ndërtesë familjare në qytetin e Gazës. Organizata e Kombeve të Bashkuara kanë paralajmëruar për rrezikun e urisë masive në enklavë, pavarësisht pretendimeve të Izraelit se nuk po bllokon shpërndarjen e ndihmave.
Sipas OKB-së, pjesa më e madhe e ndihmës nuk mund të arrijë tek popullsia për shkak të bllokadave ushtarake dhe plaçkitjeve. Bisedimet për armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit janë ndërprerë, pasi negociatorët amerikanë dhe izraelitë u tërhoqën nga Katari. Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu paralajmëroi se po shqyrtohen “opsione alternative”, ndërsa Hamasi konsideron se tërheqja ishte një taktikë presioni.
